• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Rrotull

Babilonasit dhe egjiptianët e njihnin 3700 vjet para teoremën që sot quhet “e Pitagorës“

Redaksia 2LONLINE 29 Gusht, 2017 3 min
 Babilonasit dhe egjiptianët e njihnin 3700 vjet para teoremën që sot quhet “e Pitagorës“

Më 1945 një numër shkencëtarësh theksonin në pretendimet e tyre se zbërthyen tabletën matematike babilonase që daton nga para 3700 vjetësh ku janë dhënë tabela më të suksesshme trigonometrike në botë.

Reis Mirdita

Ata pretendonin se « teorema e Pitagorës » ishte dhënë mbi « Plimtonin 322 » (si referencë për George Plimpton, editor njujorkez i ci ia dhuroi tabletën e argjilit në fjalë rreth viteve të 30-a universitetit të Columbia-s), tabletë kjo e shkruajtur(gdhendur) nga një babilonas i panjohur, 1000 vite para se të lind matematikani grek Pitagora.

Në një studim të ri të publikuar të enjten 21 gusht ’17, në The Guardian, thuhet përpos tjerash se bëhet fjalë për « tabelë argjili më të lashtë dhe më të përpiktë në botë, me formë të re trigonometrie, ku “format e trekëndëshit kënddrejtë, përshkruhen me një trigonometri të bazuar në raporte e jo kënde dhe qarqe” dhe që ka shërbyer në ndërtimin e pallateve, tempujve dhe piramidave.»

Litari 13 nyejsh

Kur flasim për egjiptianit, është vërtetuar se ata e njihnin trigonometrinë e pra teoremën që pas mija vjet, do të merr emrin “e Pitagorës” duke përdorur litarin me 13 nyje të bëra në largësi të rregullt dhe e tërhequr në trekëndësh në proporcione 3; 4; 5 fitonin trekëndëshin kënddrejtë i cili u mundësonte themele të përpikta e sidomos pingultësi të përpiktë të mureve. Ky litar është përdorur nga muratorët edhe në gjysmën e parë të qindvjeçarit të XX.

Me këtë zbulim, vihet sot pyetja e kamotshme mbi vërtetësinë e zbulimeve të atribuuar dijetarëve grekë, pa konsultuar seriozisht e thellësisht mundësinë e plagjiaturës ose thjeshtë mosrespektimit për arritjet e popujve tjerë në hapësirat ku ndërlidheshin kulturat.

Sot me deshifrimin e shkrimit kuneiform si dhe hieroglifëve, gjejmë pasuri të reja që kanë rrënjët në Egjipt, Babiloni dhe vende për rreth.

Etiketa:kryesore pitagoes Reis Mirdita teorema
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Opinion

Stop kufizimit ndaj gastronomisë!

12 Gusht, 2022
Nacionale

Kryeministri Kurti: Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës janë thelbi i

12 Gusht, 2022
Kamenicë

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë 

12 Gusht, 2022
Gjilan

Konfiskohen 34 patentë-shofer

12 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Gjilani përfiton grant të përformancës në fushën e mjedisit

12 Shkurt, 2019

Programi për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

11 Shkurt, 2019

Diskutojnë për mundësitë e ndërtimit të një impianti që shfrytëzon biomasën drusore për sistem të ngrohjes

8 Shkurt, 2019

Prokuroria e Gjilanit kërkon paraburgim për të miturin e përfshirë në përleshje fizike

7 Shkurt, 2019

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të miturit F. V.

6 Shkurt, 2019

Ministri Hamza pret në takim Bordin e Drejtorëve të BERZH-it

4 Shkurt, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com