DYLON

Ka ndërruar jetë këngëtarja Shahindere Bërlajolli

Ka ndërruar jetë këngëtarja Shahindere Bërlajolli
Avatar photo Redaksia

Ka vdekur sot këngëtarja e njohur me prejardhje nga Peja, Shahindere Bërlajolli. Ishte një vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore.

Repertori i Shahindere Bërlajollit numëron 280 këngë, shumica e të cilave janë të regjistruara në Radio Prishtinë dhe në vende të tjera regjistruese.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas vdekjes së këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli, ka thënë se ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore.

EkoHigjiena

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares së njohur, Shahindere Bërlajolli. Ajo me dekada dha kontribut për pasurimin e thesarit të këngës shqipe dhe është vlerë e madhe për trashëgiminë tonë kulturore. Vdekja e saj është një humbje e madhe për të gjithë, prandaj u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, artdashësve dhe gjithë të afërmve të saj”
HTH

Edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi u ka shprehur ngushëllime familjes së këngëtares Shahindere Bërlajolli – Stafaj, duke thënë se ajo me zërin e saj unik, i dha muzikës tonë perla të cilat do t’i kujtojmë përherë me nostalgji.

“Sot, mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të këngëtares së mirënjohur, Shahindere Bërlajolli. Jam e prekur thellësisht nga kjo humbje e madhe për familjen, miqtë e dashamirët, në këto ditë të vështira.

Shahindere Bërlajolli me zërin e saj unik, i dha muzikës tonë perla të cilat do t’i kujtojmë përherë me nostalgji. Repertoari i saj i pasur gjysmë-shekullor, është vlerë për këngën dhe lirikën shqipe.

Me dashuri do t’i kujtojmë përherë këngët e saj origjinale popullore “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “O bylbyl me pika-pika”, “Një lule në Gostivar”, “Gajdexhiu”, “Baresha e dashnume”, “Lules” etj. Me këto këngë u rritëm gjenerata të tëra. Opusi i saj muzikor do të mbesë përherë thesar autokton i muzikës burimore shqiptare.

Me nderimin më të madh për kontributin dhe trashëgiminë e pavdekshme muzikore te saj, shpreh ngushellimet më të ndjera familjes, miqve dhe artdashësve.
V.D

.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.