DYLON

Gjykata Themelore ne Gjilan e dënon me pesë vite burgim të akuzuarin A. K.

Gjykata Themelore ne Gjilan e dënon me pesë vite burgim të akuzuarin A. K.
Avatar photo Redaksia

Gjykata Themelore në Gjilan ka gjykuar të akuzuarin A. K., me 5 (pesë) vite burgim, pasi që i njëjti ka kryer katër vepra penale “Vjedhje e rëndë nga neni 327 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në seancën fillestare të mbajtur sot, i akuzuari ka pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohet dhe është dënuar me një dënim unik nga gjykata prej pesë viteve burgim efektiv.

Gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, duke pasur parasysh rrethanat se i pandehuri është një recedivist i veprave penale të natyrës së njëjtë dhe po që se gjendet në liri mund të arratiset, ka caktuar vazhdimin e paraburgimit ndaj të pandehurit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

EkoHigjiena

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.