Në Bujanoc do të zhvillohet festivali ndërkombëtar i basketbollit të vogël me moton “Të ruajmë fëmijët” dhe parashihet më 21 dhe 22 Prill.
Nenad Stajiq, organizator dhe kryetar i klubit OKK PLAY 017 në Bujanoc ka thënë për portalin “bujanovacke” se në këtë manifestim janë lajmëruar deri më tani 14 klube me afro 500 pjesëmarrës.
Sipas tij pjesëmarrës do të jenë fëmijë të lindur në vitin 2005 dhe 2006 ndërsa pavarëishtë rezultatit fitues janë të gjithë.
Lojërat do të organizohen në qendrën sportive “Rinia” dhe shkollën fillore “Branko Radiqeviq” në Bujanoc ndërsa ky aktivitet përkrahet financiarisht nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.
BURIMI: Titulli.com