DYLON

OAK kërkon nga MPMS rritje të komunikimit me bizneset

OAK kërkon nga MPMS rritje të komunikimit me bizneset
Avatar photo Redaksia

Delegacioni i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) i kryesuar nga kryetari i bordit, Skënder Krasniqi, e në përbërje nga anëtari i bordit Hasan Gigollaj, koordinatorja Donika Gashi, zyrtarja Qendresa Ibrahimi dhe biznesmeni Mensur Bytyqi, u pritën në takim nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.

Krasniqi theksoi rëndësinë e koordinimit më të mirë në mes të Ministrisë dhe përfaqësuesve të bizneseve në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në rritjen e punësimit dhe zvogëlimit të rasteve me asistencë sociale.

Problemi me ligjet, ishte njëri nga shqetësimet e radhës që u ngritën në këtë takim, duke theksuar më tutje se Qeveria duhet të krijojë një mekanizëm efekti dhe kundër efekti nga një ligj i caktuar, në mënyrë që ai të mos e dëmtojë zhvillimin.

EkoHigjiena

Miratimi i ligjeve pa mbështetje të bizneseve, miratimi i ligjeve në kundërshtime me ligjet e tjera dhe shumë probleme të tjera kanë berë që në Kosovë ligjet të jenë pengesë e zhvillimit të vendit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e mosardhjes së investitorëve të huaj.

Duke e marrë parasysh këtë është jashtëzkonisht e nevojshme rritja e komunikimit në mes të Ministrisë dhe bizneseve, është një nevojë urgjente.

OAK është e gatshme me gjithë kapacitetin e sajë të kontribuojë në ketë drejtim.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi adresoi disa çështje specifike të cilat paraqesin një shqetësim për bizneset. Theks i veçantë iu kushtua ligjit të lehonave, i cili po paraqet një barrë shumë të madhe për biznesin. Si i tillë, ky ligj duhet të jetë stimulues për punësimin e gjinisë femrëore, marrë parasysh faktin se shkalla e punësimit të femrave është vetëm 12%.

“Duke marrë parasysh madhësinë e bizneseve në Kosovë dhe nivelin e punësimit të grave është e domosdoshme dhe urgjente ndryshimi i ligjit të punës si dhe heqja barrës së madhe nga bizneset në Kosovë sepse pushimi i lehonisë është interes nacional për të cilën barrën kryesore duhet ta marrë qeveria e jo biznesi. OAK kërkon që qeveria të paguajë 6 muajt e parë, 70% të pagës ndërsa 3 muajt e tjerë biznesi” – theksoi më tutje Krasniqi.

OAK theksoi edhe rastet specifike siç është Kroacia dhe Austria të cilat marrin përsipër pagesën 100% të lehonisë nga ana e qeverisë.

Ministri Reçica falënderoi OAK-në për adresimin e këtyre çështjeve dhe theksoi se problemet me ligje ekzistojnë dhe janë duke punuar në këtë drejtim. Fokusi janë disa çështje të cilat kanë shënuar avancim e të cilat kanë të bëjnë me Reformën në sistemin pensional, ku si qëllim është përfundimi i koncept dokumentit të regjistrit pensional duke kontribuar kështu në rindërtimin e mirëfillt të një sistemi të tillë.

Rëndësia e përcaktimit të shportës familjare tek tatimet në mënyrë që të i ofrohet mbështjetje buxhetit familjar, zbatimi i kritereve tek rastet sociale që të mos përfitojnë edhe ata që nuk janë në nevojë dhe rëndësia e inkorporimit të mësimit teorik dhe pjesës praktike që të aftësohen të rinjët ishin disa nga çështjet e tjera që u ngritën gjatë këtij takimi.

Ministri gjithashtu, theksoi se i është mirënjohës biznesit në vend, dhe u shpreh i hapur për çfarëdo mënyre të komunikimit, me qëllim që bashkëpunimi të jetë në nivel. Ai gjithashtu theksoi se do të jetë i pranishëm në takime të përbashkëta me bizneset, në mënyrë që drejtpërdrejt të i dëgjojë problemet që kanë bizneset me staf profesional.

Aty ku kemi punësim të mirëfillt, ku ruhet e drejta e punëtorit dhe e biznesit do të kemi edhe mirëqenie më të madhe u shpreh ai në përfundim të këtij takimi.

Në fund, të dyja palët u pajtuan për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në mënyrë që së bashku të tejkalohen sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.