Britania e Madhe po kërkon më shumë kontroll mbi kompanitë e rrjeteve sociale
Deputetët britanikë lëshuan një raport të ashpër sot, duke denoncuar Facebook për shkelje të qëllimshme të ligjeve të privatësisë dhe mbrojtjen e konkurrencës në Britaninë e Madhe.
Në raport i bëhet thirrje Facebook, për të cilin thuhet se struktura e faqes së tij është projektuar për të “fshehur vetëdijen dhe përgjegjësinë për vendime të caktuara”.
Reuters raporton se me rastin e raportit britanik, Facebook njoftoi sot se është “i hapur për të gjitha rregulloret që kanë kuptim”.
“Jemi të hapur për rregullime domethënëse dhe mbështesim rekomandimin e komisionit për reformën e ligjit zgjedhor”, tha Karim Palant, menaxher i politikës publike të Facebook.
Ai shtoi se Facebook nuk është “e njëjta kompani” siç ishte një vit më parë dhe se tashmë ka bërë ndryshime të rëndësishme në procedurat e saj.