DYLON

Deputetet Rrezarta Krasniqi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni po marrin pjesë në takimin Plenar të COSAC-ut

Deputetet Rrezarta Krasniqi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni po marrin pjesë në takimin Plenar të COSAC-ut
Avatar photo Redaksia

Deputetet Rrezarta Krasniqi, kryetare e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, zëvendëskryetare e këtij komisioni, po marrin pjesë në takimin Plenar LXVIII të Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), në Pragë të Çekisë.

Punimet e kësaj konference kanë filluar më 13 nëntor dhe do të zgjasin deri më 15 nëntor 2022. 

EkoHigjiena

Takimi Plenar i COSAC-ut është organizuar në kuadër të dimensionit parlamentar nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian. Kjo konferencë e COSAC-ut mbahet në kuadër të gjashtë mujorit të Presidencës Çeke.  

Temat kryesore që po zhvillohen janë kryesisht për çështjet e rëndësishme të Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Partneritetit Lindor, e ardhmja evropiane, autonomia strategjike e BE-së, gjendja në Ukrainë – migrimi dhe rindërtimi i saj.  

Kryetarja e komisionit, Rrezarta Krasniqi, gjatë fjalës së saj ka përmendur disa çështje kryesore të cilat janë me interes të përbashkët, të cilat janë të ndërlidhura natyrshëm ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si: interesi i përbashkët në aspektin e sigurisë, promovimi dhe mbrojtja e vlerave demokratike dhe mbështetja e tyre, çështjet ekonomike dhe gjeostrategjike etj. 

Në veçanti, ajo ka potencuar procesin e vonuar të vendimmarrjes nga institucionet e BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.  

Gjithashtu zëvendëskryetarja e komisionit, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kosova e ka të qartë perspektivën e saj evropiane, dhe se është duke punuar fuqishëm që së shpejti edhe zyrtarisht të bëhet pjesë e BE-së.

Po ashtu, në margjinat e takimit Plenar të COSAC-ut, deputetja Rrezarta Krasniqi dhe Arbëreshë Kryeziu Hyseni, janë takuar me përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së. 

Në konferencën e COSAC-ut janë duke marrë pjesë përfaqësuesit e institucioneve të Republikës Çeke, përfaqësues të institucioneve të BE-së, si Komisioni Evropian, Parlamenti Evropian, shtetet me statusin e vendit kandidat dhe kandidat potencial, vendet e partneritetit lindor etj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.