DYLON

Deputetet Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Blerta Deliu Kodra dhe Albana Bytyqi bashkëbiseduan me studentë

Deputetet Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Blerta Deliu Kodra dhe Albana Bytyqi bashkëbiseduan me studentë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e aktiviteteve që synojnë promovimin e kulturës së transparencës parlamentare, rritjen e komunikimit me publikun dhe llogaridhënien, si dhe në funksion të realizimit të Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur e Planit vjetor të punës së Forumit për Transparencë Parlamentare, deputetet Arbëreshë Kryeziu Hyseni, kryetare e Forumit dhe Blerta Deliu Kodra e Albana Bytyqi, anëtare, bashkëbiseduan sot me studentë të “UNI-Universum International College” në Prishtinë.

Në një diskutim të hapur, ligjvënëset paraqitën para studentëve të gazetarisë, drejtësisë, shkencave politike e të gjuhës angleze aspekte të punës dhe rolit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe të veprimtarisë praktike të deputetëve në realizimin e detyrave të tyre kushtetuese e ligjore.

EkoHigjiena

Studentët me pyetjet dhe diskutimet e tyre u angazhuan në aspekte të ndryshme të veprimtarisë parlamentare, rolit e përgjegjësive të deputetëve, si dhe në çështje të tjera që preokupojnë të rinjtë dhe grupet e tjera shoqërore.  /2LONLINE/