Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, ka takuar eurodeputetin austriak z. Lukas Mandl, me të cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shëndetësisë.
Ministri Latifi, tha se është shumë mirënjohës për angazhimin e z. Mandl për lobimin e madh që ka bërë dhe po vazhdoni të bënë në institucionet e Bashkimit Evropian- Parlamentit, në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e lirë e mjekëve tanë dhe të qytetarëve të Kosovës në përgjithësi në shtetet e Bashkimit Evropian.
Ministri Latifi, tha se sistemi ynë i kujdesit shëndetësor ka nevojë për një partneritet solid me institucionet e vendeve evropiane, veçanërisht në edukimin e avancuar të specialistëve tanë, dhe mundësinë e financimin e kërkimit, gjë që nuk ka ndodhur, me disa përjashtime individuale.
“Përderisa, përpiqemi të rizhvillojmë institucionet e avancuara të kujdesit shëndetësor përmes partneriteteve zhvillimore me ndihmën e miqve tanë si ju, ne kërkojmë një model dhe mundësi solide për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të kujdesit shëndetësor bazuar në standardet e BE-së. Për më tepër, partneritete të tilla me institucionet e BE-së, ne shumë besojmë se do të jenë të mundshme me ndihmën tuaj, për mundësinë e shfrytëzimit të burimeve të financimit së bashku nga BE-ja dhe donatorë të tjerë të mëdhenj në mbarë botën”, tha ministri Latifi në takim me eurodeputetit austriak Mandl.
Ndërkaq, eurodeputeti austriak Mandl, ka shprehur shqetësimin e tij për mosliberalizimit të vizave për Kosovën. Ai tha se Kosova siç duhet është vendi më i ri në Evropë dhe populli më i ri në Evropë, ku është mbyllur dhe nuk mund të lëviz lirshëm.
Ai u shpreh se Austria është e gatshme për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës, në të gjitha fushat që kërkohen interes me të vetmin qëllim, zhvillimin e sistemit shëndetësor. /2LONLINE/