• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi sot ShSKUK – në, takoi u.d, Narqize Arenliu – Hoxhaj dhe anëtarët e bordit të ShSKUK

Redaksia 2LONLINE 27 Janar, 2023 2 min
 Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi sot ShSKUK – në, takoi u.d, Narqize Arenliu – Hoxhaj dhe anëtarët e bordit të ShSKUK

Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia vizitoi ShSKUK-në me ç’rast uroi u.d. drejtoreshën, Dr. Narqize Arenliu – Hoxhaj për detyrën e re. Ministri Vitia e siguroi Dr. Arenliu – Hoxhaj se do ta ketë gjithë mbështetjen në kuadër të kompetencave ligjore.

Gjatë këtij takimi ministri Vitia tha se përmirësimi i shërbimeve shëndetësore është mision i përbashkët, pavarësisht se detyrat dhe përgjegjësitë janë të ndara.

“Ju siguroj se do të keni përkrahjen time maksimale në punët që na presin bashkërisht për të përmirësuar shërbimet dhe rritur kapacitetet në ShSKUK”, tha ministri Vitia.

Nga ana e saj, u.d. drejtoresha Narqize Arenliu – Hoxhaj, e falënderoi ministrin Vitia për vizitën dhe përkrahjen në detyrën e saj të re.

Ministria Vitia, në takimin ku pjesëmarrëse ishin edhe udhëheqësja e Bordit të ShSKUK-së, Dr. Aida Rexhepi dhe anëtarja e Bordit, Dr. Agreta Gecaj, theksoi se rritja e buxhetit të shëndetësinë duhet të reflektojë në mënyrë të shpejtë edhe në ngritjen e performancës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Në fund të takimit, ministri Vitia dhe drejtoresha Arenliu – Hoxhaj u pajtuan për shtimin e dinamikës së punës dhe se brenda këtij viti prej ndryshime pozitive në shërbimet që ofron ShSKUK-së, gjë që do të reflektohet edhe me forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore. /2LONLINE/

Etiketa:Dr. Arben Vitia Ministri i Shëndetësisë SHSKUK
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

ShSKUK: Mbi 92 mijë pacientë u trajtuan në Klinikën Emergjente

15 Shkurt, 2023

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

3 Shkurt, 2023

Ministria e Shëndetësisë: 41 milionë e 67 mijë euro planifikohen për ngritjen e shërbimeve shëndetësore

24 Janar, 2023

ShSKUK: Klinika e Neurokirurgjisë ka rritur dukshëm vëllimin e punëS

18 Janar, 2023

Ministri i Shëndetësisë ka vizituar Klinikën e Kardiologjisë në QKUK

11 Janar, 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde

6 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com