• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Redaksia 2LONLINE 23 Shtator, 2022 4 min
 Universiteti Publik “Kadri Zeka” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi me bashkëpunëtorw, ka pritur në një takim zyrtar një delegacion nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë kryesuar nga Kryetari Akademik Skënder Gjinushi. Në këtë takim UKZ dhe ASHSH kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Dr. Bajram Kosumi dhe Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik, Skënder Gjinushi thanë se ndihen të kënaqur që kanë lidhur një marrëveshje të përbashkët.

Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi e falënderoi ASHSH, konkretisht kryetarin, Prof. Dr. Skënder Gjinushin dhe stafin e tij, që sot e vizituan UKZ dhe arritën një marrëveshje bashkëpunimi. Ai tha jemi të kënaqur që të bashkëpunojmë ndërmjet veti që të arrijmë në hulumtime shumë më cilësore në vend dhe arenën ndërkombëtare. Universiteti Publik “Kadri Zeka” pret ndihmesën më të madhe nga Akademia, sikurse edhe ne me forcat tona, me kapacitetet intelektuale dhe hulumtuese që i kemi do të jemi përherë bashkëpunues me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë”, ka thënë pos tjerash Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi.

Ndërkaq, Kryetari Akademik Skënder Gjinushi tha se marrëveshja e sotme, sigurisht është një marrëveshje që parashikon bashkëpunimin në të gjitha fushat, pasi Universiteti mbulon pothuajse të gjitha fushat e dijes, ashtu si dhe Akademia për nga natyra e saj e ka misionin që të promovojë, zhvillojë, të nxis kërkimin shkencor në fushat kryesore të dijes. Arsimi edhe shkenca sigurisht ecin së bashku, pra ndihmojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, në këtë aspekt ka mundësi të shumta për të bashkëpunuar dhe pas arritjes së marrëveshjes do të shkojmë drejt konkretizimit të këtij bashkëpunimi, ka thënë mes tjerash Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik Skënder Gjinushi.

Sipas marrëveshjes në fjalë, të dy institucionet do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat e dijes, me përparësi shkencat me më shumë interes të përbashkët, për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave, forumeve, simpoziumeve etj. Në bazë të kësaj marrëveshjeje përfaqësues të UKZ-së, bazuar në kërkesat nga Akademia e Shkencave, do të përfshihen sipas fushave në komisionet e përhershme shkencore që funksionojnë pranë saj, në njësitë e reja të kërkimit shkencor ngritur pranë saj, etj.

Delegacioni i ASHSH-së i shoqëruar nga menaxhmenti i UKZ-së, kanë vizituar hapësirat e Universitetit, bibliotekën universitare, sallat mësimore, laboratorët dhe kabinetet, për të parë nga afër ambientet ku zhvillohet procesi mësimor. /2LONLINE/

Etiketa:Akademia e Shkencave e Shqipërisë aktuale Bajram Kosumi Gjilan rekomandojmë Skënder Gjinushi Universiteti Publik “Kadri Zeka”
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023
Gjilan

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023
Art/Kult

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023
Opinion

Pse të rritet tatimi për shtëpi e mos të ketë tatim për

29 Janar, 2023
Lajme të ngjashme

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 Janar, 2023

Gagica: Qytetarët qiraxhinj në pronat e tyre!

29 Janar, 2023

Të ecësh vetë

29 Janar, 2023

AAK, me departamente të cilat përcjellin punën e institucioneve lokale në secilin sektor

29 Janar, 2023

Bie perdja! – Gjashtë shfaqje në festivalin “Talia e Flakës 2023”, pretendojnë pesë çmime prestigjioze

29 Janar, 2023

Hidromorava me njoftim rreth cilësisë së ujit

28 Janar, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com