DYLON

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike

MSH: Kapacitete të shtuara diagnostikuese në Klinikën Radiologjike
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i shoqëruar nga Dr. Aida Rexhepi, kryesuese e Bordit Drejtues, Dr. Agreta Gashi, anëtare e Bordit dhe Dr. Narqize Arënliu- Hoxhaj, ka vizituar të premtën, Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Në takim me drejtoreshën e klinikës, Shkëndije Nuza dhe stafin e kësaj klinike, Ministri është informuar me punën që po bën kjo klinikë për të kryer shërbimet diagnostike radiologjike, jo vetëm për pacientët që janë të shtrirë në klinikat e QKUK-së, por në gjithë Kosovën.

EkoHigjiena

Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimeve diagnostikuese të cilat janë në fazën e fundit të funksionalizimit do të plotësojnë gamën e shërbimeve diagnostikuese dhe lehtësojnë pritjet për shërbim të mbingarkuar në veçanti për shërbimin e Rezonancës Magnetike.

Rezonanca Magnetike në Spitalin Pedriatik në QKUK, dhe në Spitalin Regjional në Peje janë në fazën përfundimtare të funksionalizimit kurse në vitin 2023 është në planifikim edhe funksionalizimi i Rezonancës Magnetike në Spitalin Regjional në Prizren.

Zgjerimi i kapaciteteve të shërbimit do të ndikojë dukshem në uljën e listave të pritjes për këto shërbime.

Ministri Vitia njekohesisht falënderoi gjithë stafin e kësaj klinike për kontributin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se shifrat e larta të punëve të kryera flasin për punën e mirë që ka bërë stafi i kësaj klinike.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.