Forumi Rinor i AKR-së në Gjilan është mobilizuar fuqishëm për zgjedhjet e 11 qershorit ku priten të prezantohen edhe shumë të rinj që kanë aderuar në forum në numër të madh gjatë këtyre ditëve, ka thënë kryetari i Forumit Aid Berisha.
Sipas tij, Kryesia e Forumit Rinor të AKR-së në Gjilan mbajti mbledhjen e radhës në të cilën morri pjesë edhe Kryetari i Degës së AKR-së në Gjilan Ismet Hajdini po ashtu në takim ishte Nënkryetarja e Degës Arbreshë Islami dhe Sekretari Arianit Ibrahimi, në këtë takim u diskutuan hapat dhe aktivitetet që do ti ndërmarrë forumi në mbështetje në të gjitha organizimet dhe detyrat që do të ndahen nga dega.
Kryesia e Forumit Rinor shprehu gatishmërinë që me tërë potencialin e tyre të kontribuojnë rreth këtyre zgjedhjeve, ka thënë Aid Berisha.