Të Verbrit e Regjionit të Gjilanit kanë mbajtur tubimin e tyre zgjedhor, për Kryetar dhe Këshillin Drejtues, në mandatin e ardhshëm 5-vjeçar, në Shoqatën Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan. Bajram Spahiu është rizgjedh kryetar i Shoqatës së të Verbërve, pasi mori besimin e të pranishmëve.
Tubimin Zgjedhor e udhëhoqi i deleguari nga niveli qendror i Shoqatës së të Verbërve të Republikës të Kosovës (SHVK), nga Prishtina, nga Komisioni për Zgjedhje z. Mexhit Foniqi si dhe dy vëzhgues tjerë të pavarur, Qahil Halili procesmbajtës, qytetar dhe punëtor i Komunës së Gjilanit, si dhe Shaban Shabani qytetar i Gjilanit.
Trupi punues i komisionit ishte i përbërë nga: Rinor Ymeri, Ekrem Demiri dhe Agim Halimi. Në kuadër të këtij procesi që është zhvilluar sipas rregulloreve të Statutit të SHVK-së, është bërë edhe votimi për delegatë të Kuvendit të Rregullt të SHNV-së në Gjilan, me pjesëmarrje 23 delegatë nga numri i përgjithshëm i anëtarësisë në shoqatë, e cila proporcionalisht i bije 1 për 20 anëtarë.
Lista e Delegatëve për Mandatin 5 vjeçar 2018 – 2023.
1. Bajram Spahiu
2.Agim Halimi
3.Bujar Kadtiu
4.Dhurata Kallaba
5.Nezir Beqiri
6.Kushtrim Shala
7.Shemsije Shkodra
8.Ilirjana Mahmuti
9.Sabrije Kallaba
10.Ismet Leka
11.Rinor Ymeri
12.Halil Salihu
13.Nafije Godanci
14.Sanije Mulaku
15.Shemsihe Shabani
16.Ekrem Demiri
17.Bujar Musliu
18.Bajar Morina
19.Miodrag Avdienko
20.Granit Abazi
21.Selami Salihu
22.Imri Jakupi
23.Muharrem Shala
Radhitja e Delegatëve është bërë sipas numrit të votave.
Përndryshe, në SHNV, në Gjilan nga 23 delegatët, Bajram Spahiu u rizgjodh kryetar edhe për një mandat. Ai kishte për kundër-kandidat, Imri Jakupin. Bajram Spahiu nga cilësia e kryetarit të rizgjedhur, zgjodhi edhe nënkryetarin, Agim Halimin si dhe pesë anëtarët e Këshillit Drejtues.
1.Bajram Spahiu – kryetar
2.Agim Halimi – nënkryetar
3.Shemsije Shabani – anëtar
4.Rinor Ymeri – anëtar
5.Miodrag Avdienko – anëtar nga radhët e komuniteteve
6.Ekrem Demiri – anëtar
7.Sanije Mulaku – – anëtar
Ndërsa, Departamenti i Gruas të Verbër, iu besua znj. Shemsihe Shabanit. Departamenti i Sportit dhe Rekracionit, iu besua Rinor Ymerit dhe Departamenti për Rini, Kushtrim Shalës.
Gjithnjë sipas Rregullores për mbarëvajtjen e Tubimeve Zgjedhore në SHVK dhe Rrjetin e saj nëpër Degë u zgjodhën edhe delegatët, për nivelin qendror të saj.
Lista:
1.Bajram Spahiu – Kryesues i Grupit
2 Agim Halimi
3.Rinor Ymeri
4.Shemsije Shabani
5.Muharrem Shala
6.Bujar Kadriu
7.Sanije Mulaku
8.Bujar Musliu
9.Ekrem Demiri
Pra, SHNV-ja në Gjilan tash më ka zyrtarizua strukturat e saja të reja udhëheqëse në mandatin e ri.