DYLON

Gagica: Mbështesim kërkesën e Hendikos-it dhe Shoqatës së të Verbërve për mbështeje financiare

Gagica: Mbështesim kërkesën e Hendikos-it dhe Shoqatës së të Verbërve për mbështeje financiare
Avatar photo Redaksia

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, e mbështetë kërkesën e Hendikos-it dhe Shoqatës së të Verbërve të Kosovës për mbështetje financiare”,  ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, Dega në Gjilan.

Ai tha se sot, në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, AAK ka mbështetur kërkesat e adresuara nga Hendikos-it dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, për mbështetjen e tyre në aspektin financiar.

EkoHigjiena

“Mbështetja e AAK-së është rezultat i zotimit dhe premtimit për përkrahje të këtyre kategorive të shoqërisë të cilat kanë nevojë për përkrahje të vazhdueshme qoftë financiare, infrastrukturore e kudo e kurdo që ata kanë nevojë. Si shoqëri, si institucione komunale e qendrore, duhet vazhdimisht të jemi krah tyre sepse ata po ashtu persona që vazhdimisht kontribuojnë për Gjilanin e për Kosovën në secilën pikëpamje”, ka thënë Nazim Gagica  i AAK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.