DYLON

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri nderohet me titullin Anëtar Nderi i Shoqatës së të Verbërve

Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri nderohet me titullin Anëtar Nderi i Shoqatës së të Verbërve
Avatar photo Redaksia

Me rastin e Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, është nderuar me titullin Anëtar Nderi i Shoqatës së të verbërve në Gjilan.  

Haziri tha se është i nderuar që I është ndarë ky titull duke thënë se ndjehet i obliguar është më shumë avancimin e të drejtave të personave të verbër për zbatimin e ligjeve në fuqi.

EkoHigjiena

Kryetari i Shoqatës Ndërkomunale e të Verbërve, Bajram theksoi se që nga viti kaluar me vendim të Këshillit Drejtues kanë veçuar figurat e jetës publike të cilët edhe kanë punua dhe kontribuar kudrejt kauzës të Shoqatës dhe komunitetit në përgjithësi.

Ai më tej kujto vitin 2013, konkretisht 15 qershorin, ku ligji 04/L-092 për të verbër dhe me të pame të dobësuar mori dritën e jetësimit të tij në praktikë, Ligj të cilin komuniteti i të verbërve ishte në pritje për një kohë mjaftë të gjatë, teksa Lutfi Haziri në petkun e deputetit të Parlamentit të Republikës së Kosovës, në legjislaturën e katërt me plot vullnet dhe mund për lobim tek opozita e atëhershme, arritën ta bëjnë realitet këtë, njofton Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.