DYLON

Haziri i LDK-së i jep mbështetje kërkesave të Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve, mjetet e aprovuar nga Kuvendi t’u alokohen me urgjencë

Haziri i LDK-së i jep mbështetje kërkesave të Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve, mjetet e aprovuar nga Kuvendi t’u alokohen me urgjencë
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e takimeve që këto shoqata kanë pasur me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i takoi drejtuesit e organizatave Handikos dhe Shoqatës të Verbërve edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, përkatësisht Fatmir Shurdhanin dhe Bajram Spahiun.

Haziri ka thënë se LDK në Gjilan i jep mbështetje në plotni kërkesave kaq bazike të tyre, duke theksuar edhe njëherë se duhet të respektohen me urgjencë vendimet e Kuvendit Komunal dhe të ndahen mjetet e premtuara e të zotuara për këto dy shoqata, të cilat nuk e ndalën aktivitetin e tyre dhe i qëndruan besnik komunitetit që përfaqësojnë edhe në kohë më të vështira. 

EkoHigjiena

“Duke qenë se këto shoqata aktualisht gjenden në situatën më të rëndë financiare të pasluftës si pasojë e neglizhencës dhe mosmbështetjes nga ekzekutivi i Gjilanit, çka i shtyu ata edhe të protestojnë para Komunës së Gjilanit, LDK konsideron se shumat e kërkuara dhe të aprovuara në Kuvendin e Komunës, duhet t’i alokohen këtyre shoqatave në afatin më të shpejtë të mundshëm”, ka thënë Haziri.

Ai tha se injorimi i kësaj kategorie të shoqërisë tregon edhe njëherë se në çfarë gjendje ka rënë Komuna e Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.