Kombëtarja e Shqipërisë U21 ka pësuar humbje të thellë, 4-0 ndaj Austrisë U21.
Djelmoshat e drejtuar nga Alban Bushi janë dorëzuar në 10-të minutat e para të ndeshjes, duke pësuar dy gola.
Raguz (6’) e Lovric (9’) ishin shënuesit e Austrisë për epërsinë fillestare. Kurse në pjesën e dytë, Austria shënoi edhe dy gola me Baumgartner (72’) e Lovric (73’).
Me këtë humbje Shqipëria gjendet në vendin e pestë në grup me dy pikë pas pesë takimesh.