DYLON

Zgjerohet pilot projekti i UKZ-së ‘’Më shumë se një mësues për ciklin fillor’’

Zgjerohet pilot projekti i UKZ-së ‘’Më shumë se një mësues për ciklin fillor’’
Avatar photo Redaksia

Që nga shtatori 2019, kur edhe ka filluar viti i ri shkollor, nismës së Universitetit “Kadri Zeka” të pilot projekti “Më shumë se një mësues për ciklin fillor”, e që është mbështetur nga GIZ dhe Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria për Arsim, i janë bashkangjitur edhe tri shkolla fillore të kësaj komune, “Musa Zajmi”, “Abaz Ajeti” dhe “Rexhep Elmazi”, për klasat e treta, katërta dhe të pesta, derisa shkolla “Selami Hallaqi” ka filluar që nga viti i kaluar.

Universiteti “Kadri Zeka”, ka qenë vazhdimisht i kyçur edhe në shkollimin fillor, përmes formave të ndryshme, qoftë të këshillimeve, propozimeve, mbështetjes profesionale, në mënyrë që të zhvillohen reformat që bëjnë ndryshime dhe ndikojnë direkt në rritjen e cilësisë dhe sukseseve të nxënësve.

Për të parë punën e ecurisë së pilot projektit, ‘’Më shumë se një mësues për ciklin fillor’’, drejtues të UKZ-së, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Profesorët e Fakultetit të Edukimit Nevrije Ismaili dhe Mensur Neziri, kanë vizituar shkollat e lartpërmendura veç e veç, ku kanë pasur takime me drejtuesit e tyre dhe me mësimdhënësit, njëherësh kanë marrë pjesë nëpër klasat që është duke u zhvilluar pilot projekti.

EkoHigjiena

Dukagjin Leka, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në Universitetin “Kadri Zeka”, në emër të Rektorit Bajram Kosumi ka uruar të gjithë për fillimin e implementimit të Pilot Projektit, derisa ka thënë se universiteti do të jetë vazhdimisht i kyçur edhe në shkollimin fillor, përmes formave të ndryshme, qoftë të këshillimeve, propozimeve, mbështetjes profesionale, në mënyrë që të zhvillohen reformat që bëjnë ndryshime dhe ndikojnë direkt në rritjen e cilësisë dhe sukseseve të nxënësve.

Profesorët Nevrije Ismaili dhe Mensur Neziri, kanë potencuar faktin se angazhimi i më shumë mësimdhënësve është një profesionalizëm më i lartë dhe njëkohësisht edhe zhvillim i qëndrueshëm i fëmijëve në moshën e hershme të tyre.

Nga ana e tyre, Drejtorët e shkollave fillore, ku po zhvillohet Pilot Projekti ’’Më shumë se një mësues për ciklin fillor’’, janë shprehur se mësimdhënësit në përgjithësi kanë qenë të vendosur që këtë praktikë të re e cila është ende pilot projekt ta shndërrojnë në një sukses që do të merret model për shkollat e Gjilanit dhe gjithë Kosovës, dhe se sipas tyre kjo qasje është pranuar mjaft mire dhe nga ana e nxënësëve.
Angazhimi i mësimdhënësve në një apo dy lëndë është një profesionalizëm më i lartë dhe njëkohësisht, zhvillimi i qëndrueshëm i fëmijëve në moshën e hershme, në aspektin e nxënies së diturive me këtë model të përfshirjes së më shumë mësimdhënësve, mund të sjellë rezultate që do të shihen gjatë së ardhmes.

Drejtorët e shkollave, besojnë se ky pilot projekt do të jetë i suksesshëm, gjithnjë në favor të cilësisë në arsim, por dhe njëkohësisht, edhe të përgjegjësisë më të madhe dhe mundësisë e të nxënit në një nivel më të lartë, pasi që secili mësimdhënës është përgjegjës për një lëndë mësimore, , sepse një mësues, sado i përgatitur, nuk do të mund të jetë i efektshëm në të gjitha lëndët për të gjitha nivelet e mësimit klasor.
Implementimit të pilot projektit që ka për qëllim ngritjen e cilësisë të këtij niveli të arsimit, i kanë paraprirë organizimi i tryezave debatuese nga Universiteti ‘’Kadri Zeka’’, janë mbajtur diskutimet të ndryshme, janë bërë hulumtime dhe njëherësh janë konsultu ekspertë të fushave përkatëse .

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.