DYLON

Ushtarakët nga Shqipëria qëndrojnë për vizitë në FSK

Ushtarakët nga Shqipëria qëndrojnë për vizitë në FSK
Avatar photo Redaksia

Një delegacion i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë(FARSH) kryesuar nga Kolonel Besim Bala, Komandant i Qendrës së Arsimit Profesional të Nënoficerëve (QAPN) me stafin e tij kanë realizuar një vizitë dy ditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Fillimisht ata janë pritur në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj nga Komandanti, gjeneral brigade Jeton Dreshaj i cili i ka njoftuar me të arriturat e KDS-së, sfidat dhe objektivat për të ardhmen, ai gjithashtu ka falënderuar Kolonelin për mbështetjen e vazhdueshme që është duke i dhënë FSK-së, në ngritjen profesionale të nënoficerëve dhe oficerëve.

EkoHigjiena

Vizita ka vazhduar në Gardën Kombëtare ku janë pritur nga komandanti, Gjeneral brigade Naim Haziri dhe janë njoftuar me kapacitetet e Gardës, dhe mundësitë që ofron Garda me Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim(QNTKSH), gjithashtu gjeneral Haziri ka ofruar të gjithë mbështetjen dhe kapacitetet e Gardës për FARSH-në, në ngritjen profesionale të Kërkim Shpëtimit të FARSH-së.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në fushën e mbrojtjes dhe shkëmbimit të përvojave në të mirë të paqes.  /2LLONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.