DYLON

Në kuadër të WEBJOU në UET – Tiranë u zhvillua pilotimi i kurseve përmes ligjëratave me studentët e universiteteve partnere nga Shqipëria

Në kuadër të WEBJOU në UET – Tiranë u zhvillua pilotimi i kurseve përmes ligjëratave me studentët e universiteteve partnere nga Shqipëria
Avatar photo Redaksia

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, Prorekrori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte Prof. Asoc. Dr. Dukagjin Leka dhe nga anëtari i Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Selim Daku, gjatë vizitës zyrtare në Universitetin Evropian të Tiranës, në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU, kanë mbajtur ligjëratat për fushat të caktuara.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i UKZ-së është pritur në takim nga Rektori i UET-se profesor Tonin Xhuraj, ku është biseduar për hapat konkret për themelimin e një programi të përbashkët të doktoratës në fushën e IT-së.

EkoHigjiena

Përderisa, në tetor të këtij viti në kuadër të projektit Erasmus+ WEBJOU do të nisë pilotimi i kurseve edhe për studentët nga universitetet partnere nga Kosova.

Projekti WEBJOU promovon shkëmbimin e njohurive dhe inovacionin multidisiplinar të mësimdhënies dhe të nxënit në realitetin e Ballkanit Perëndimor, duke ofruar të gjitha aftësitë për të vepruar në mënyrë të frytshme në kornizat e gazetarisë së të dhënave dhe komunikimit të të dhënave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.