Shkruan: Florim Zeqa
Shoqata kulturore humanitare “Nënë Tereza” nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), kremtoi 9 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe shoqata “Nënë Tereza” voazhdoi me traditën e mirë, të organizimit të festës së 9 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në një ambient të ngrohtë vëllazëror, manifestimi për 9 vjetorin e Pavarësisë së shtetit të dytë shqiptar në Ballkan-Republikës së Kosovës, filloi me intonimin hymnit shtetëror të Kosovës dhe hymnit kombëtar, kënduar nga gjithë të pranishmit në sallë.
Moderatorja e shkëlqyer e programit festiv, zonja Shqiponja Mukaj, fillimisht për një fjalë përshendetëse e ftoi kryetarin e shoqatës, zotin Rizah Hykolli, i cili pas urimit për ditën e pavarësisë, i falenderoj të gjithë të pranishmit për pjesmarrje në këtë aktivitet festiv, duke ftuar për një fjalë rasti publicistin dhe gazetarin Florim Zeqa, i cili ndër të tjera u shprehë; “Pavarësia e Republikës së Kosovës që sot po e festojmë, është rezultat i shumë brezave, i sakrificave të panumërta, e kuorëzuar me luftën e ushtrisë së lavdishme çlirimtare,…andaj të gjithë e kemi për obligim, ta ndihmojmë, ruajmë dhe forcojmë pavarësinë e shtetit tonë”.
Programi artistik filloi me “Vallen e Drenicase”, ekzektutuar në mënyrë briliante nga vallëtarët e grupit artistik Drenica.
Ekzekutimet e valleve me motive nga të gjitha trevat shqiptare nga valltarët e grupit artistik “Drenica”; Arbesa, Linda, Dardan dhe Valentina Kurti nxitën emocione dhe dhuruan kënaqësi shpirtëore tek të pranishmit e shumt në palestrën sportive në Lison.
Shije të bukur dhe vlerë të lartë artistike këtij manifestimi i dha grupi i pavarur artistik “Drenica”, të ardhur enkas për këtë aktivitet nga Altottingu i Landit të Bavarisë (Gjermani), i udhëhequr nga mjeshtri i muzikës dhe vallëzimit, njiherit edhe koreograf i grupit Imer Kurti.
Këngëtari i mirënjohur Gjin Shani, kësaj radhe u paraqit me këngën e tij autoriale “Kosova është e lirë”, shoqëruar nga grupi artistik Drenica.
Pjesa e parë e programit artistik përfundoj me këngën “Liridona”, të kënduar nga këngëtari i ri, por shumë i talentuar Dardan Kurti.
Pjesa e dytë e programit artistik vazhdoi me zërin e embël të këngetares Shemsie Gashi, me një potpuri të këngëve popullore me motive nga treva të ndryshme të trojeve etnike.
Si zakonisht, embëlsia mbetët për fund. Hyrja në sallë e yllit të estradës shqiptare MEDA u pritë me ovacione dhe duartrokitje të gjata. Zëri i bukur i këngëtarit dhe muzika ritmike e orkestrës Dukagjini krijoj një atmosferë të zjarrt në podium, ku kishin zbrituar pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në vallëzim dhe këndim të përbashkët me yllin e estrades shqiptare.
Gjatë përformancës së Medës, ishin krijuar radhë të gjata të bashkatdhetarëve për t’u fotografuar me idhullin e tyre të preferuar.
Shoqata shqiptare nga Concordia Sagittaria (Portogruaro-VE), është shoqata më e organizuar dhe më unike në pjesën veriore të Italisë, e cila me nderë dhe krenari bartë emrin e Nobelistës dhe Shënjëtëreshës së parë shqiptare “Nënë Tereza”.
Shoqata “Nënë Tereza” është e shquar për kontributin e çmuar në organizimin e mërgatës, ruajtjes dhe kultivimit të traditave kombëtare, pa lënë anash as ndihmat e vazhdueshme humanitare për bashkombasit në trojet etnike.
Shoqata atdhetare “Nënë Tereza”, funksionon kryesisht në baza vullnetare, pa mbështetje financiare nga shteti italian dhe as ai i Kosovës, i cili në mënyrë selektive dhe të pandershme favorizon disa nga shoqatat satelite të pushtetarëve në Prishtinë dhe Tiranë.
Shoqata atdhetare “Nënë Tereza” është një spektër i gjërë vlerash, duke filluar nga intelektual të profileve të ndryshme, si; gazetar, afarist, student të dalluar në universitetet më presigjioze italiane, aktivist dhe veprimtar të devotshëm të çështjes kombëtare e deri të grupi i shkëlqyer artistik i këngëve dhe valleve shqipe.
Shoqata “Nënë Tereza” në radhët e veta ka edhe afaristin e suksesshëm shqiptar në Itali, pronarin e firmës “Fratelli KOLGECI S.N.C.”, me një traditë të gjatë veprimi, me pronar Lirim Kolgeci, një personalitet i rrallë, me shpirtë human dhe atdhetar. Sukseset dhe profesionalizmi i lartë në punë e bëjnë firmën e vllëzërve Kolgeci “Fratelli KOLGECI S.N.C.”, të kërkuar në tregun e gjerë të punës jo vetëm në pjesën veriore, por edhe në nivel të shtetit italian.
Lirim Kolgeci me shpirtin e tij human, përveqse sponzor gjeneral i aktiviteteve të shoqatës “Nënë Tereza”, u gjendet gjithmonë pranë bashkatdhetarëve të vet në zgjidhjen e problemeve të ndryshme . Në pyetjen time; nga ju vjen gjithë kjo energji pozitive dhe ky vullnet për të ndihmuar?, Lirimi u përgjigj shkurt, e bëjë nga thellësia e shpirtit për dashurinë që kam për bashkatdhetarët dhe vendin tim të shenjtë-Kosovën.
Sukseset e shumta te shoqates “Nene Tereza” ne Concordia Sagittaria jane merite e kryetarit Rizah Hykolli dhe antarëve të kryesisë së shoqatës; Shqiponja Mukaj, Besnik Elshani, Ruhi Ramadani, Shemsi Gashi dhe Hamit Kurti.
Në fund vlenë për të theksuar, se mysafir nderi të këtij aktiviteti festiv ishin Imer Kurti, kryetar i Shoqatës humanitare shqiptaro-gjermane “Shen Tereza” nga Altottingu (Landi i Bavarisë-Gjermani) dhe publicisti Florim Zeqa.