• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Lamtumirë qenies fizike të Dritëro Agollit!

Redaksia 2LONLINE 7 Shkurt, 2017 5 min
 Lamtumirë qenies fizike të Dritëro Agollit!

Mehmetali Rexhepi, shkrimtar

Me rastin e vdekjes së Dritëro Agollit (13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017) nënvizojmë këtë diskurs thirrmor: shkrimtar i përmasave kombëtare: poet lirik finok, prozator satirik; njeriu që ushtroi ndikim në letrat shqipe për gjashtë dekada, kultivuesi i poemave të famshme : “ Devoll, Devoll”; “Baballarët”; “Toka ime, kënga ime”; “Rebelimi i parë”; “Poemë malore”; “Poemë për babanë dhe për vehte”; “Nënë Shqipëri” e të tjera.

Letërsia dhe kultura e shqip-shkrimit humbi poetin dhe shkrimtarin nga më të talentuarit, nga më prodhimtarin, njëri nga kultivuesit më origjinal të së bukurës dhe të së madhërishmes; krijues që ndikoi për gjatë gjithë periudhës së Diktaturës dhe pas saj në Shqipëri, dhe tek shqiptarët e okupuar në Jugosllavi.

Dritëro Agolli pohoi me çiltërsi përkatësinë e tij komuniste, por tumiri, kritikoi dhe përqafoi rrjedhat e shumë-mendësisë demokratike për shoqërinë shqiptare, rikthimin në djepin e përkatësisë Perëndimore, të shkëputur padrejtësisht nga ndarja e sferave të interesit mes fuqive që vendosnin fatet e kombeve mes Evropës dhe SHBA-së.

Ndonëse dogma e realizmit socialist zotëroi periudhën e shfaqjes, rritës dhe pjekurisë së Dritëro Agollit si shkrimtar, kultivues i të gjitha llojeve e gjinive letrare; megjithatë poeti, shkrimtari me talentin e vet, mundi t`iu shkëputej kthetrave ideologjike në letërsi, dhe t`i jepte artit letrar vlera të mirëfillta artistike. Në krijimtarinë Dritëro Agollit hasen pleksje partishmërie, por finokëria e tij (po)etike nuk lejoi të ngufatej nga parimet e partishmërisë në artin letrar. Për këtë pohim, le të sjellim si ilustrim romanin humoristik-satirik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”

Dritëro Agolli la një fond të pasur veprash në poezi, prozë, tregime, novela, romane, drama, e tjera. U përkthye edhe në një varg gjuhësh të huaja.

Si rrallë kush nga shkrimtarët shqiptarë në të gjallë të tij, shkrimtari që tashmë e përmbylli jetën fizike, pothuaj se ishte i pakapërcyeshëm nga doracakët shkollor dhe plan-programet e letërsisë shqipe të gjitha niveleve. Këtë nder dhe respekt do ta ketë , po ashtu, dhe Ismail Kadare.

Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, në relievin e vlerave letrare-artistike, estetike dhe risimtare, përbëjnë njërin nga binomet e konfiguracionit më të gjerë e më të lartë në letrat shqipe.

Letërsia shqipe dukshëm do të ishte më e varfër pa krijimtarinë artistike, pa frymën kombëtare dhe univerzale, dhe pa ndjeshmërinë dhe depërtimet figurative, ideore, estetike e filozofike të Dritëro Agollit.

Dritëro Agolli me artin e fjalës tij, trajtoi heroizmin dhe tragjiken e Kosovës, duke ç`mitizuar mitet e shpifura të mendësisë shovene serbe mbi dhe për Kosovën. Le ta nënvizojmë polemikën argumentuese të D. Agollit përkitazi arsenalit të paragjykimeve, racizmit dhe albanofobisë serbe për luftëtarët mbrojtës të Shkodrës nga pushtuesit malazez: “laprat e qafave të zgjatura si sisë derrash…”

Ai me fuqinë e artit do të frymojë në brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Dritëro Agolli

Naim Frashëri

Vargjet e tua me thërrimet e dheut janë përzier
Dhe na duket sikur me qënjen tonë janë shkrirë,
Sa i kemi thithur mes qumështit, frutave, erës
Dhe në burime me ujin e kemi pirë

Çdo rrokje e varg e poemë është rritur
Tok me lisat e gjatë e me barin në gurë
Dhe në kurorat e pishave është ngjitur
Dhe, si në pisha, s`humb blerimi kurrë.

Ti, si bujk i mirë, lërove arën e fjalëve,
Arën e fjalëve të stërgjyshërve mbetur djerrë,
Mbuluar nga barëra të liga maleve;
E lërove që djerrë mos mbetej asnjëherë…

Ish punë e vështirë plugimi i asaj are.
Fjalë të tjera frymën ja merrnin fjalës stërgjyshore,
Po ti gjoksin ja vure përpara
Dhe rrënjët gremit të hidhur ja nxore.

Dhe tek lëroje këtë arë në vapë e në shqotë,
Gabove kur the se perëndia na qenke kudo: në lulet e lisat,
Pse s`the që vargjet e tua do të ishin kudo: në tokën e ngrohtë
Në lulet, në barin, në plisat…

Vargjet e tua me thrrimet e dheut janë përzierë
Dhe na duken sikur me qënjen tonë janë shkrirë.
Rrugën marrim në male e në buzë i mbajmë ngaherë:
“O malet e Shqipërisë…”

Frashër,1969

Etiketa:Dritëro Agolli kryesore Lamtumirë Mehmetali Rexhepi shkrimtar
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Sport

Klubi i Karatesë “Drita” kthehet nga Mali i Zi me katër medalje

25 Mars, 2023
Nacionale

Kryeministri i Kosovës takoi kandidaten për kryetare të Komunës së Zveçanit

25 Mars, 2023
Sport

Kombëtarja e Kosovës e gatshme për ta nisur mbarë ciklin kualifikues Euro

25 Mars, 2023
Info+

Haliti: Mësimdhënësit vitias të përkushtuar në ngritjen e cilësisë në arsim

25 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Zbardhëllimë (tregimi që u vlerësua me çmimin e dytë)

3 Shkurt, 2023

Në UKZ është mbajtur takim bashkëbisedues me prozatorin dhe studiuesin e letërsisë shqipe Behar Gjoka

13 Janar, 2023

Lirika e burgut e Avdush Canajt

4 Janar, 2023

Personazhi dhe autori në një monografi

13 Dhjetor, 2022

Shtatë shkaqe përgjithësuese për ta çmuar Prend Buzhalën

28 Nëntor, 2022

Shënime për autorin Prend Buzhala, fitues i sivjemë i Çmimit Letrar “Beqir Musliu”

23 Nëntor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com