Atletico Madrid sapo e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin brazilian, Felipe Monteiro.
Mbrojtësi brazilian e ka braktisur Porton për të vazhduar karrierën në La Liga. 30 vjeçari do të jetë pasues i Diego Godin që është bashkuar me Interin.
Mbrojtësi brazilian shquhet për forcën fizike, sigurinë dhe është një lider i vërtetë në mbrojtje.
Felipe është transferi i radhës për Atleticon, pak ditë pasi kjo skuadër ka bërë blerjen më të shtrenjt në histori të skuadrës, nënshkrimin me Joao Felix.