DYLON

Arrestohen të dyshuarit për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Arrestohen të dyshuarit për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”
Avatar photo Redaksia

Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NJHKEK) – Gjilan, ka pranuar informata nga njësitet policore, ku dyshoje se në disa lokacione në Komunën e Vitisë janë duke u organizuar ‘lojëra të fatit’ në mënyrë të kundër ligjshme.

Policia, ka siguruar nga gjykata urdhër kontroll, të cilin e ka zbatuar, më 02.07.2019, me qëllim të identifikimit të personave dhe lokacioneve ku zhvilloheshin këto lojëra. Kontrolle janë kryer në 12 lokacione. Në dy nga këto lokacione policia ka konfiskuar dëshmi relevante dhe ka arrestuar dy të dyshuar:

P.H. viti i lindjes 1978 f.k.sh dhe

EkoHigjiena

G.A. viti i lindjes 1996 m.k.sh.

Kurse, si dëshmi relevante në lokacionin ku është arrestuar e dyshuara e parë, janë konfiskuar: pesë shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno, Racing Dogs dhe Bastore’, kurse në lokacionin ku është arrestuar i dyshuari i dytë janë konfiskuar: dy shtëpiza kompjuteri, një printer që ka shërbyer për lojëra të fatit ‘Keno dhe Racing Dogs’.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar që të dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.