Pas takimit me kryetarin Lutfi Haziri, ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, ka vizituar sot gjimnazin “Zenel Hajdini”, me ç’rast mbajti një ligjëratë me temën “Integrimet europiane”.
Ambasadori Chabert, duke u përgjigjur pyetjeve të shumta të gjimnazistëve gjilanas, theksoi se njerëzit e Kosovës mund t`i japin Europës shumë, duke ruajtur vlerat e tyre dhe duke i ndarë me të tjerët.
Pas ligjëratës, drejtoresha e Arsimit të Gjilanit, Shqipe Kastrati dhe drejtori i gjimnazit “Zenel Hajdini”, Sami Hoxha, e njoftuan ambasadorin francez për rrjedhën e punës në shkollë dhe për arsimin gjilanas në përgjithësi.
Kastrati Haziri ka përmendur takimet e zhvilluara me përfaqësues të ambasadës franceze dhe për planet e vazhdimit të takimeve, për të siguarar mbarëvajtje të të mësuarit të gjuhëve të huaja, përfshirë edhe gjuhën frënge, që ka një traditë të gjatë të mësuari në Kosovë.