DYLON

Nxënësit e shkollës “Zija Shemsiu” duhet të jenë krenarë që çdo ditë e shkruajnë emrin e këtij kolosi

Zija Shemsiu
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot ditën e shkollës fillore “Zija Shemsiu”-Gjilan, duke e përkujtuar kështu edhe 32-vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, duke folur para të pranishmëve të shumtë, ka thënë se nxënësit e shkollës duhet të jenë krenarë që ne fleroret e tyre e shkruajnë emrin e dëshmorit Zija Shemsiu.

“Kjo shkollë për pak kohë të fillimit të punës së saj ka treguar rezultate shumë të mira. Ua uroj ditën e shkollës të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve dhe ua konfirmoj mbështetjen e vazhdueshme të Komunës dhe Kuvendit Komunal në arritjen e rezultateve sa më të mira. Ne veçanti, dua t’ju them se nxënësit e kësaj shkolle duhet të jenë krenarë që çdo ditë, në fletoret e tyre, e shkruajnë emrin e kolosit Zija Shemsiu, i cili u flijua që ne sot të jetojmë të lirë dhe të kemi arsim sa më cilësor e jetë të dinjitetshme”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

EkoHigjiena

Ndërkaq, drejtori Qemajl Dushica, pasi numëroi rezultatet e nxënësve të kësaj shkolle, tha se në të njejtën kohë e shënojmë me krenari edhe përvjetorin e madh të dëshmorit Zija Shemsiu.

Në këtë ngjarje, e cila është mbajtur në teatrin e qytetit, është dhënë shfaqja “Blerta” me motiv kundër trafikimit të qenieve njerëzore, e përgatitur nga mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës “Zija Shemsiu”.​

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.