Kampioni në fuqi, FC Drita ka arritur marrëveshje, duke siguruar shërbimet e lojtarit të njohur nga Anamorava, Festim Alidema.
Alidema, i cili ishte pjesë e ekipit kroat, Slaven Belupo, bashkohet me Dritën në formë të huazimit për periudhën një vjecare. Alidema do të jetë pjesë e Dritës edhe në garat e Europa Ligës, që klubi bardh e kaltër i zhvillon në shtator.
Këtë e konfirmuan përmes një komunikate zyrtare, gjersa te Drita, Alidema shihet si forcë shtesë në mbrojtjen e titullit kampion.
“Festim Alidema i bashkohet KAMPIONIT
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me lojtarin e njohur, Festim Alidema.
Drejtori sportive, Valon Zymberi ka njoftur që parimisht është dakorduar me agjentin e Festimit e më pas edhe me ekipin kroat, që Festimi të jete bardh e kaltër për periudhën një vjecare në formë huazimi.
Festimi për një vit ishte pjesë e futbollit kroat në ekipin e njohur, Slaven Belupo dhe do të jetë një forcë shtesë në mbrojtjen e titullit kampion, gjithashtu edhe në garat e Europa Ligës qe ekipi ynë do ta zhvillojë në muajin shtator.
Mire se vjen FESTIM!
FC DRITA”, thuhet në njoftimin zyrtar të Dritës.