SC Gjilani mbyll stërvitjet, optimist për ndeshjen ndaj APOEL Nicosia

SC Gjilani mbyll stërvitjet, optimist për ndeshjen ndaj APOEL Nicosia

Gjilani ka mbajtur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës ndaj APOEL Nicosia, takim ky i vlefshëm për rundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.

Stërvitjet u zhvilluan në stadiumin, “Fadil Vokrri”, ndërsa ndeshja zhvillohet nesër në ora 19:00, shkruan 2LONLINE.com.

Para stërvitjes së fundit, ‘kuqebardhët’ mbajtën edhe një konferencë për media, derisa shfaqën optimizëm para takimit. Në konferencë është paraqitur edhe futbollisti Muhamed Useini dhe trajneri, Gentian Mezani.

SC Gjilani – Konferencë

Para mediave, Usein ka deklaruar se ekipi nuk ka frikë dhe se është i gatshëm për të shkaktuar befasi.

“Jemi të përgatitur, nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirësardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka thene Useini.

Trajneri i skuadrës Gentjan Mezani deklaroi se gjasat për këtë takim dy skuadrat i kanë të barabarta.

“Do t’i qasemi ndeshjes me kujdes. Kemi punuar në të gjitha aspektet sidomos në atë defansiv, pasi që kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai APOEL-i i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50. Mendoj që kjo është një ndeshje tjetër dhe jo si ajo ndaj Tre Pennes për nga cilësia. Optimizmi është pasi në futboll mund të ndodh gjithçka. APEOL është ekip me buxhet shumë më të madh se ne, por ne jemi optimist”, ka deklaruar Mezani.

Jakcson Ferriera – SC Gjilani

Pjesë e skuadrës do të jenë dy futbollistët Jakcson Ferriera dhe Keita Aziz, ndërsa do të mungojnë tre sulmuesit, Shend Kelmendi, Keita Razak dhe Tomislav Busiç.

Në ndërkohë, rezultatet e testeve për “COVID-19” të kryera në Shqipëri, priten të publikohen se shpejti.

Tashmë, Radio Televizioni i Kosoves e ka konfirmuar se do ta transmetoje ndeshjen Gjilani – APOEL Nicosia, e cila do të zhvillohet të enjten më 27 gusht me fillim nga ora 19:00./2LONLINE.com/.

https://www.facebook.com/watch/?v=1225149787839583&extid=V3OI6somS4PxzE1Y

KOMENTE