DYLON

Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët që ta shtojnë kujdesin për parandalimin e përhapjes së virusit

Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët që ta shtojnë kujdesin për parandalimin e përhapjes së virusit
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas 15 rasteve të reja pozitive, ka mbajtur mbledhjen ditore, nën kryesimin e nënkryetarit, Arbër Ismajli.

Gjatë takimit, nënkryetari Arbër Ismajli ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në parandalimin e përhapjes së COVID-19, t’i përdorin maskat, të kenë kujdes në higjienën personale dhe ta mbajnë distancën.

Pasqyra e përballjes me pandeminë COVID-19 në Gjilan, është kjo. 794 të infektuar në total, 593 të shëruar, 170 raste aktive, 31 të vddekur, 49 të hospitalizuar dhe 26 mostra në pritje.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.