Është i dhimbshem fakti që për një dekadë me radhë asnjë skenariste grua nuk ka fituar një Oscar për skenarin origjinal më të mirë, por kjo nuk e zbeh aspak punën e tyre pas kamerave të fikura.
A e dini se pas filmave shumë të famshëm fshihen skenare brilante të shkruara nga grate?!
Nëse jo, mësojini më poshtë dhe zgjidhni një nga filmat për ta parë këtë fundjavë!
- Allison Schroeder (‘Hidden Figures’)
Schroeder- gruaja e vetme që fitoi “Writers Guild Award” këtë vit, – është ajo që fshihet pas filmit “Figurat e fshehta”; historia e patreguar e 3 grave afriko-amerikanëve që ndihmuan NASA-n të fitonte garën hapësinore të 1960-ës.
Skenaristja është gjithashtu njohëse e mirë e shkencave ekzakte, shtoji kësaj faktin që prindërit e saj kanë punuar me NASA-n e bënë edhe më të suksesshëm këtë film.
Gjatë kohës që shkruante skenarn, ajo përfshiu histori të sajat personale.
- Diablo Cody (‘Juno,’ ‘Jennifer’s Body,’ ‘Young Adult’)
Diablo Cody, arriti kulmin e famës së saj kur fitoi Oscar-in për skenarin e filmit Juno. Emri i Cody-it fshihet gjithashtu pas filmit “Jennifer’s Body”, ku flitet për natyrën komplekse të shoqërisë mes femrave, e sjellë në versionin horror.
- Sofia Coppola (“Lost in Translation”, “Marie Antoinette”)
Si njohëse e mirë e kinamatografisë, e aftë për të treguar thjesht një histori, shkrimtarja demostron hera herës që është mjeshtre të përdorë personazhet femra të karaktereve të ndryshme në skenaret e saj.
- Deniz Gamze Ergüven (‘Mustang’)
Ergüven , skenaristja turko-franceze është një nga skenaristet/regjistoret më të talentuara të momentit! Puna e saj, sa përfshin botën e femrave është po aq unike, e fuqishme dhe cilësore.
“Mustang”, historia e vajzave që pasqyron realitetin e dhimbshëm social në Turqi, bëri për vete audiencën që prej herës së parë që u shfaq në kinema.
- Linda Woolverton (‘Beauty and the Beast,’ ‘The Lion King,’ ‘Alice in Wonderland’)
Pas filmave më të dashur të botës së Disney-it qëndron pikërisht një tjetër grua skenariste. Versioni i parë i “E bukura dhe bisha” (1991) ishte filmi i parë i animuar që fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë.