DYLON

Filmi “Zana” drejt “Oscarit”, me 15 mijë euro nga shteti

Filmi “Zana” drejt “Oscarit”, me 15 mijë euro nga shteti
Avatar photo Elife Sherifi

Ekipi i filmit “Zana” ka nisur fushatën promovuese për çmimin prestigjioz “Oscar”. Por këtë vit, për dallim nga vitet e kaluara, janë 5 mijë euro më pak.

Qendra Kinematografike e Kosovës sivjet ka ndarë 15 mijë euro, edhe pse ishte paralajmëruar se mund të ketë rritje të përkrahjes për këtë fushatë për kandidatin e Kosovës drejt “Academy Awards”.

Ani pse me buxhet të zvogëluar, producenti i filmit, Casey Cooper Johnson, ka thënë se i janë përveshur punës për të promovuar filmin para votuesve të Akademisë dhe anëtarëve të industrisë së filmit.

EkoHigjiena

Filmi “Zana”, nën regji të Antoneta Kastratit, është i përzgjedhuri i Kosovës si kandidat për t’u nominuar për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj (jo anglisht). Kësisoj, Kosova do të bëjë fushatë për rrëfimin e traumave të pasluftës.

Premiera botërore e “Zanës” ishte dhënë më 7 shtator në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto. Është një dramë ku personazhet përplasen me forca mistike, ankthe, besëtytni dhe magji. Filmi shpërfaq historinë e Lumes (Adriana Matoshi) dhe burrit të saj Ilirit (Astrit Kabashi).

Producenti i filmit, Casey Cooper Johnson, në lidhje me buxhetin e ndarë ka thënë se realizimi i pavarur i filmave është gjithmonë punë me kufizime buxhetore dhe duhet bërë më të mirën me ato u jepen në dispozicion.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.