DYLON

Filmi Joker thyen rekord të ri

Filmi Joker thyen rekord të ri
Avatar photo Elife Sherifi

Filmi “Joker” kaloi shumën prej 1 miliard dollarësh në tregun global të shitjes së biletave këtë fundjavë, duke u bërë filmi i parë me vlerësimin R që arrin një gjë të tillë.

Vlerësimi R në Shtetet e Bashkuara kërkon që çdo person nën moshën 17 vjeç ta shikojë filmin në kinema i shoqëruar nga një i rritur.

Javën e kaluar, Joker është bërë filmi më fitimprurës i bazuar në personazhe komike, pasi ka bërë më shumë se 950 milionë dollarë në arkën mbarëbotërore.Regjisori Todd Phillips e bëri filmin me një buxhet prej 62.5 milionë dollarësh, që është vetëm një pjesë e buxhetit të shumë filmave të tjerë që bazohen në personazhe apo libra komikë.

EkoHigjiena

Filmi tregon historinë e Arthur Fleck, një person i izoluar dhe i shpërfillur nga shoqëria.

Megjithatë, filmi, i cili pritet të nominohet për çmime Oscar, ka ngjallur polemika për portretizimin e sëmundjeve mendore dhe të dhunës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.