Më shumë se 200 mijë nënshkrime janë bërë në një peticion ku është bërë thirrje për NBA që ta ndryshojnë logon e tyre, dhe ta vendosin në të basketbollistin tashmë të ndjerë Kobe Bryant.
Kjo gjë po bëhet për ta respektuar figurën e Bryant i cili mbeti i vdekur pas një aksidenti me helikopter në Los Angles, gjatë ditës së djeshme.
Po ashtu shumë figura të shquara të sportit, politikës dhe sferave të tjera e kanë nderuar lartë figurën e Bryant duke e cilësuar si një humbje të madhe.
Lajmi për vdekjen e basketbollistit i ka prekur fansat e këtij sporti nga e tërë bota.