DYLON

Presidenti Trump reagon për vdekjen e papritur të Kobe Bryant

Avatar photo Elife Sherifi

Legjenda amerikane e basketbollit, Kobe Bryant ka ndërruar jetë të dielën në moshën 41-vjeçare, si pasoje e aksidentit me helicopter. Ish-ylli i LA Lakers u përfshi në një aksident me helikopter në Kalabasas në mëngjesin e djeshëm.

Në helikopter ishin gjithsej 9 persona, në mesin e tyre edhe vajza e tij, Gianna.

Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump ka reaguar për këtë tragjedi të ish-basketbollistit.

EkoHigjiena

“Kobe Bryant, përveç se të qenët njëri prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, sapo ishte duke e filluar jetën e tij. Ai e donte shumë familjen e tij dhe kishte një pasion të madh për të ardhmen. Humbja e vajzës së tij të bukur, Gianna e bën këtë moment edhe më shkatërrues”, ka thënë Trump.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.