• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Shneta

Mblidhen doktorët: S’ka asnjë rast të virusit kinez, por duhet të jemi të gatshëm!

Elife Sherifi 27 Janar, 2020 2 min
 Mblidhen doktorët: S’ka asnjë rast të virusit kinez, por duhet të jemi të gatshëm!

Në Institutin Kombëtar te Shendetesise është mbajtur një takim i Komitetit për Sëmundje Ngjitëse, ku u diskutua për pneumoninë virale me koronavirus.

Drejtori ekzekutiv i IKSHPK-së, prof. dr. Naser Ramadani, lidhur me këtë sëmundje tha se akoma nuk e kemi asnjë rast të konfirmuar zyrtarisht, me koronavirusin. Por, theksoi se është e nevojshme të aktivizohen të gjithë mekanizmat shtetëror e institucional, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.

Po ashtu, ai tha se Instituti është i gatshëm, për menaxhimin e të gjitha rasteve dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për panik, por, sipas tij, ka nevojë për kujdes.

Përfaqësuese nga Zyra e OBSH-së në Kosovë, prof. dr. Isme Humolli, u shpreh se tashmë është duke u bërë komunikimi i rrezikut me publikun dhe punonjësit shëndetësorë. Ndërsa, tha se matja e temperaturës së udhëtarëve me laser, në Aeroportin e Prishtinës, mund të mos jetë aq efektive, në zbulimin e kësaj epidemie.

Prof. dr. Ariana Kalaveshi, tha se ekzistojnë disa paqartësi, lidhur me këtë epidemi, siç është periudha e inkubacionit të sëmundjes, e cila ende nuk dihet saktë.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Klinikës Infektive, dr. Lindita Ajazaj, potencoi faktin se kanë bërë kërkesë që të pajisen me maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, si edhe tregoi planin për të krijuar një repart të izolimit, brenda kësaj klinike, në rast të paraqitjes së ndonjë rasti.

Në fund të takimit, u vendos që të formohet një Grup punues, në lidhje më pneumoninë virale me koronavirusin.

Komiteti per sëmundje ngjitëse rekomandon të gjithë, që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Etiketa:IKSHPK Kosovë shendetesi Virusi
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

15 Gusht, 2022

Angazhimet policore gjatë vizitës zyrtare të presidentit të Shqipërisë në Kosovë

14 Gusht, 2022

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

8 Gusht, 2022

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

3 Gusht, 2022

IKShPK: Kujdes nga temperaturat e larta!

20 Korrik, 2022

Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport

19 Korrik, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com