DYLON

Mbi tre milionë njerëz nënshkruajnë peticion për ndryshimin e logos së NBA-së

Mbi tre milionë njerëz nënshkruajnë peticion për ndryshimin e logos së NBA-së
Avatar photo Elife Sherifi

Më shumë se tre milionë njerëz e kanë përkrahur një peticion për ta përdorur imazhin e legjendës së basketbollit Kobe Bryant si logon e re zyrtare të NBA.

Logoja aktuale e NBA ishte dizajnuar nga Alan Siegel, dhe ajo e përbën siluetën e një tjetër legjende të LA Lakers, Jerry West, i cili është 81-vjeçar.

Shumë tifozë i kanë publikuar versionet e tyre të kësaj logoje, duke e bërë një version të logos aktuale, por me siluetën e Bryant.

EkoHigjiena

Ende nuk dihet nëse autoritetet përgjegjëse të NBA do të jenë të gatshëm ta ndryshojnë atë tani, ndërsa ende s’kanë komentuar as drejtuesit e Los Angeles Lakers.

41-vjeçari Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna humben jeten ne nje aksident  me helikopter.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.