Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe AC Milan do të zhvillohet më 10 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Lajmin e ka konfirmuar organizatori Agron Selimi, i cili nga Budva e Malit të Zi në prezencë të presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj ka zyrtarizuar lajmin.
Selimi ishte iniciator për ardhjen e klubit rosoner në Kosovë, derisa në opsione ishin edhe pesë klube të tjera.
Tashmë pritet zyrtarizimi edhe nga ana e klubit ‘kuqezi’Milan për ndeshjen e shumë pritur ne Kosove.