DYLON

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjilanit me datë 20 qeshor 2019, ka bërë përurimin e zyrës operative të Policisë së Kosovës në stacionin policor të Gjilanit.

Përveq kësaj, poashtu është bërë edhe instalimi i kamerave të sigurisë në qytetin e Gjilanit, të cilat do të monitorohen nga Policia e Kosovës.

Me këtë rast, ambasadori Amerikan z. Philip Kosnett së bashku me INL – ICITAP-in dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, e kanë vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

EkoHigjiena

Komandanti i Stacionit Policor të Gjilanit, Major Alban Ramushi e ka mirëpritur vizitën e ambasadorit Kosnett duke i shprehur kështu mirëseardhje dhe duke falënderuar edhe Ambasadën Amerikane, INL – ICITAP-in si dhe Komunën e Gjilanit të cilët kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të punës në stacionin policor të Gjilanit.

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë faktorët e tjerë relevantë dhe strukturat e sigurisë, janë të përkushtuar që të krijojnë siguri dhe ambient prosperues për të gjithë qytetarët e saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.