Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në ndeshjet e eliminatoreve të Kampionatit Evropian “Euro 2020”, ku Zvicra përballet me Danimarkën dhe Irlandën.
Njëri prej problemeve është edhe mesfushori nga Kosova, Xherdan Shaqiri, i cili refuzoi të luante në ndeshjet ndaj Irlandës dhe Gjibraltarit.
Të hënën u diskutua kjo temë mes palëve, megjithatë nuk kishte asnjë marrëveshje, derisa raportet e Shaqirit me Petkovic mbeten të këqija.
Nga Zvicra kontaktuan edhe me trajnerin e Shaqirit, Jurgen Klopp, por që ky i fundit u tregua profesional duke mos dashur të përzihet në këtë çështje.
Sipas mediave në Zvicër, Shaqiri dëshiron shiritin e kapitenit, të cilin momentalisht e mban Granit Xhaka.