DYLON

Rashica gati kundër Borussia Dortmundit, flet trajneri i Werderit

Rashica gati kundër Borussia Dortmundit, flet trajneri i Werderit
Avatar photo Elife Sherifi

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka lansuar të rejat e fundit nga stafi mjekësor para ndeshjes të së shtunës në Bundesliga kundër Borussia Dortmundit.

Milot Rashica, Omer Toprak, Sebastian Langkamp dhe Veljkovic janë shumë pranë rikuperimit të plotë nga lëndimet që kanë pësuar së fundmi.

“Rashica është njëri prej opsioneve që ka më së shumti gjasa të luajë në fundjavë. Ai ka stërvitur pa asnjë problem”, tha Kohfeldt për gazetarët.

EkoHigjiena

Ndryshe, Rashica u lëndua në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Bundesliga kundër Fortuna Dusseldorfit.