DYLON

Presidentja Osmani uron homologun Cassis për Ditën Kombëtare të Zvicrës: Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm

Presidentja Osmani uron homologun Cassis për Ditën Kombëtare të Zvicrës: Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm
Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar presidentin e Zvicrës Ignazio Cassis, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Zvicrës.

“Urime të përzemërta për Presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe miqtë tanë zviceran me rastin e festimit të Ditës Kombëtare” ka shkruar Presidentja Osmani në twitter.

EkoHigjiena

Presidentja Osmani ka thënë se Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm dhe se me padurim pret thellimin e lidhjeve midis shteteve tona.

“Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm, dhe shtëpia e diasporës sonë. Me padurim pres thellimin e lidhjeve në mes të popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Presidentja Osmani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.