Dritat e semaforit përreth stacionit në Bern të Zvicer do të pajisen me numrin e sekondave.
Këto drita do t’u tregojnë këmbësorëve edhe sa kohë duhet të presin deri sa të ndryshohet drita, kanë paralajmëruar autoritetet e këtij qyteti.
Këtë ndryshim po e bën qyteti i Bernit, pasi këtë e kanë bërë edhe metropolet e tjera, si New York, Londora dhe Tokio.
Sipas planifikuesit të transporti për qytetin e Bernës, Karl Vogel, kjo çështje është diskutuar për ca kohë, por që sipas tij, pengesë ka qenë intervali i udhëtimeve, pasi nuk është gjithmonë i njëjtë.