Qeveria zvicerane ka vendosur që të nderoj në mënyrë të veçantë legjendën e tenisit, Roger Federer.
Ai do të bëhet njeriu i parë i gjallë në Zvicër, figura e të cilit do të gdhendet në monedhën 20 frangëshe.
Federer është tenisti më i suksesshëm në historinë e këtij sporti. Ai ka fituar 20 herë titullin Grand Slam.
“Faleminderit Zvicër. Ky është një nder dhe privilegj i madh për mua” ka thënë Federer.