Tubimi zgjedhor i nëndegëve Dardania 1, 2, 3 dhe 4
Në hollin e Shkollës Fillore “Selami Hallaçi” kishte një prani të konsiderueshme të anëtarëve, simpatizantëve të PDK-së, si dhe qytetarë tjerë të interesuar. Tubimit e drejtoi kryetari i Degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa. Pos tjerash z. Mustafa me këtë rast theksoi se “Shoqërisë së Kosovës i duhet një kthesë e madhe dhe, këtë kthesë mund ta bëjë vetëm PDK-ja.”
Kthesat mund t`i bëjmë, pohoi z. Mustafa, vetëm të organizuar, siç ka ditur të organizohet përherë Partia Demokratike e Kosovës. Ai përmendi shembullin e Uran Ismajlit, që vetëm për dy vjet të qeverisjes së PDK-së, arriti të bëjë kthesë në sferën e shëndetësisë, ngase me përqendrimin dhe qeverisjen e përgjegjshme kurseu mbi 22 milion euro.
Më tej z. Mustafa nënvizoi se shteti bëhet me njerëz që kanë kritere dhe rezultate të dukshme dhe të prekshme. Poashtu, ai luti të gjithë aktivistët që këtyre ditëve të jenë në këmbë. Kjo rrethanë para se gjithash iu përket të rinjve, të cilët i bënë kthesat e ngjarjeve që nga gjashtëdhjetëeteta, tetetëdhjetëenjëshi, Lufta Çlirimtare dhe ndërtimi i një shteti të mirëfilltë.
Partia Demokratike e Kosovës është e para e cila brenda vetvetes e bëri dhe do ta bëjë betejën konstante kundër korrupsionit e nepotizmit. Me Serbinë ende jemi në një luftë të ngrirë, tha z. Mustafa. Andaj shtoi ai, detyrë parësore e klasës politike të Kosovës do të jetë zhbllokimi i kësaj gjendjeje as luftë, as paqe. Këtë zhbllokim mund ta realizojë vetëm kandidati ynë për kryeministër Kadri Veseli.
Secili nga kandidatët konkurrentë për Kuvendin e Kosovës në këtë tubim e mori fjalën dhe kërkuan votën e qytetarëve. Në këtë mjedis fjalën dhe zotimin e tyre për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve të Gjilanit dhe të Pellgut të Moravës iu drejtuan: Arben Bislimi, Izmi Zeka, Leonora Morina-Bunjaku, Erlehta Osmani, Isa Agushi dhe Riad Rashiti.
Për tu theksuar janë veçmas disa nga këto paraqitje:
Izmi Zeka: Kur don Dardania bëhet kthesa në Gjilan
Arben Bislimi: Jemi akademi për të tjerët. Të tjerët kanë vetëm retorikë. Do ta shërojmë kancerin në shoqërinë e Kosovës.
Isa Agushi: Kam qenë në LDK, por shtëpia ime e vërtetë është PDK-ja.
Ndërtojmë të Ardhmen – Për Ty dhe Shtetin!
#PDK112✅
#KryeministerKadriVeseli1✅
#ArbenBislimi44✅
#IzmiZeka47✅
#LeonoraMorinaBunjaku63✅
#ErlehtaOsmani72✅
#IsaAgushi85✅
#RiadRashiti102✅
e sponosrizuar