DYLON

Policia e Kosovës arreston një gjyqtar dhe një zyrtar policor

Policia e Kosovës arreston një gjyqtar dhe një zyrtar policor
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës arreston një gjyqtar dhe një zyrtar policor të dyshuar për “keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”,“ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit”.

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), pas pesë muajve të zhvillimit të hetimeve profesionale dhe aplikimit të masave të përcaktuara sipas KPPRKS-së, nga hetuesit rajonal për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë ka siguruar informacione relevante që kanë pasqyruar abuzimin e funksioneve gjyqsore, gjegjësisht veprime që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit.

Gjatë aplikimit të masave dhe veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi të bazuara për inkriminimin e dy zyrtarëve; një gjyqtari në Departamentin Penal të Gjykatës Themelore në Skenderaj (potencuar më lartë) dhe të një zyrtari policor.

EkoHigjiena

Sonte me datë 26.09.2019, në orët e pasditës dy personat e dyshuar, gjyqtari dhe zyrtari policor janë arrestuar nga njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë.

Zyrtari policor menjëher është suspenduar dhe në kuadër të veprimeve të mëtejme është njoftuar dhe përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Operacioni i datës 26.09.2019, është realizuar në bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve hetimore me Prokurorinë Speciale të RKS-së.

Dy personat e dyshuar dhe tani më të arrestuar nën dyshimin për vepra penale “keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë”, “ marrje ryshfeti” dhe “ushtrim i ndikimit” janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin kompetent të njëjtëve iu është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejme.

Policia e Kosovës ri-konfirmon se mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet, prandaj çdoherë dhe ndaj kujtdo që bie ndesh me procedurat dhe ligjet e Republikës së Kosovës, pavarsisht rolit dhe funksionit që ka individi i caktuar do të ndërmerren veprime rigoroze sipas kompetencës ligjore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.