(Metamorfoza nën pushtetin e qenieve të errëta -XXIV- (e plotësuar)
Reis Mirdita
Dhe Zikana, për të ngjarë sa më shumë me njerëzit fallxhorë, e gjeti një orë dore me bateri që kishin dalë viteve të fundit dhe e “përdorte” para klientëve të vet. Ora nuk punonte mirë dhe mu ky fakt i ndihmoi asaj të manipulon “me praktikë humane” nevojtarët e mjerë.
Ajo merrte orën e vogël në dorë, e mbërthente me gishtin e madh dhe treguesin, ashtu të kthyer nga klienti dhe i thoshte që nëse ndalet ora, do ti ndaleshin dhimbjet, mandej e shtrydhte pak në mes gishtash dhe ora ndalej.
Klienti i gëzuar ia lente një shumë të hollash dhe ikte i shëruar për ca kohë. Zikana orën e përdorte edhe në mënyra të tjera; kur ajo qendronte e “ndalur” dhe niste të punoj e kjo ishte se klientit i punonin “shejtanët në bark”.
Për t’i pastruar duhej disa seanca dhe kështu mjelte njerëzit e ngratë gjer në pa kufi por më shpesh i këshillonte të shkojnë te “filan” e “fallan” fallxhori që në të vërtetë, ishin njerëz-xhinde ose sihirbësë që kishin lidhje me të.
Në këtë mënyrë, kjo i ndihmonte të fitonin sa më shumë duke iu dhënë kohë pas kohe informata për pacientët.
Një ditë me diell, duke kaluar rastësisht para derës së Zikanës, një grua e re me një fëmijë rreth dhjetëvjeçarë, trokiti dhe hyri brenda pa pritur ndonjë leje. U futa me shpejtësi me të duke u gjetur përballë zonjës së shtëpisë.
Më shikoi lehtas dhe na shoqëroi nën një hije mushmolle që binte gati për tokë duke na dhëne shenjë të ulemi në shkëmbinjtë trekëmbësh, mjaftë larg nga kazani mbi zjarr.
Gruaja hezitonte të flas para meje andaj Zikana e udhëzoi mos të nguroj sepse ky njeri, i thoshte është mik dhe bamirës. Me këtë ajo dërgoi fëmijën të luaj më larg nëpër oborr dhe pas shtruarjes së problemit të vet, shprehu dëshirë të din çka do të thotë ora magjike.
Zikana e kapi orën dhe pasi ajo nuk u vu në lëvizja i tha: “Ti do të kesh fëmijë por duhet ta ndërrosh cjapin!” Zonja u stërkuq dhe rrudhi shaminë mbi kokë. Ia la disa bankënota, thirri djaloshin që kishte marr ta shoqëroj dhe iku disi e trazuar.
Pas disa muajsh, kjo zonjë shëtiste nganjëherë dyqaneve të qytetit, krejt krenare se ia arriti të plotësoj dëshirën dhe njëherit ta plas kunatën e cila i bënte sihir që të mos ketë fëmijë. Në kohën e ardhur, i lindi djalë që i dha emrin Gëzim.
Ky çfarë Gëzimi u bë sherr për qytetin e tërë: endacak, hajdut dhe spiun i vogël e falas, vetëm sa t’ia kenë frikën shoqëria.
Njëzet vjeçar u martua me një të huaj që punonte nëpër kafenetë e rrasura me pijanecë të cilën mandej, e shiste me para njerëzve të sojit të vet.
lexo edhe; Kazani mbi zjarr i Zikanës