Me Naimin-Atdhetarët, në rrugë për çlirim

Me Naimin-Atdhetarët, në rrugë për çlirim

Viti 1886, ishte vit i shenuar me angazhime shumë të mëdha për Rilindasit, i rëndësishëm për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, i veçant dhe me shumë përpjekje për Rilindasin e madh të çështjes kombëtare, i autorit të shumë veprave Naim Frashërit. Shoqëria e Stambollit e kishte dërguar Jani Vreton në Rumani (në qytetin e Bukureshtit), për t’i organizuar shqiptarët. Edhe Nikolla Naço ishte ardhur nga Misiri (Egjipti). Ai ishte shumë i afruar me mërgimtarët e thjeshtë që ishte meritë e veçant e suksesit të tij.

Sami ARIFI

Naimi më 1889, kishte filluar vitin e gazetës së vet “Shqiptari” me botimin e “Fjalëve të qiririt”. Dega e Shoqërisë së Shkronjave në Bukuresht më 1886 u organizua dhe u forcua mjaft shumë. Ajo realizoi rezultate të mëdha, mbi të gjitha: krijoi shtypshkronjën, që do të bëhej një bazë kryesore materjale, si për letërsinë tonë të re, ashtu edhe për shkollën shqipe që u vendos të hapet. Mitkoja i shkruante De Radës në dhjetor të vitit 1886:

“Turqia (…) dha leje shenjërisht ndër shkolla të Shqipërisë të gëllitet pahir gëluha (gjuha) shqype dhe turqishtja e jo elenishtja. Vulosi edhe librat që u shqyposnë në Bukuresht, të cilat u dërguan në Shqypëri. Klira elene ndë Konstandinopojë po shërben e përpiqet, sa të mos marr udhë ky urdhër: po atje është Abdyl Frashëri, i cili ndih fort qëmoti kësaj peme, janë edhe shumë të tjerë shqyptar të munçimë (mençmë)”.

Visar Dodani i cili në atë kohë ishte në lidhje me Naimin dhe Samiun, për çështjen e botimeve shqipe, kishte thënë Naimi: “Në Stamboll as që mund të punohet, as që mund të niset një punë e tillë, e cila, po q’u nis, duhet mbaruar”. Dega e shoqërisë në Bukuresht botoi 10 libra më 1886, nga ato 6 ishin të Naimit, 2 të Samiut, 2 të Vretos.

Samiu botonte abetarën dhe gramatikën (“shkronjëtorën”) e tij, Vretoja moralin dhe një aritmetikë, ndërsa Naimi përmblidhte në 4 vëllimet e tij diturore të revistës së Stambollit, botonte edhe dy poema. Pra,-synimi i parë; shkollat e para shqipe, që do të hapeshin në marsin e ardhshëm. Kjo ishte një gjë e madhe, me libra të tillë dhe me mësues si Pandeli Sotiti e Petro Nini Luarasi, që kishin marr përsipër çdo flijim, edhe të jetës, me të cilën e paguan detyrën që i vuanë vetes.

Naimi ishte ndër patriotët që luajti një rol të veçantë për lejen që u mor për arsimin shqip, që të çelej sa më parë shkolla në Korçë. Librat e Naimit për shkollat ishin: “Këndimesh”, “Histori e përgjithëshme”, “Vjersha”-“për mësonjëtoret e para”. Poemat e tij ishin: “Bagëti e bujqësia” dhe “Deshira e vërtetë e shqiptarit”, ai botoi edhe një libër tjetër “Diturit”, kurse Samiu nxirrte “Dheshkronjën”. Në poemën “Dëshira e vërtetë” mësohej se si duhej të ishte qëndrimi dashamirës i fqinjëve, por edhe i prerë, i shqiptarëve ndaj fqinjëve, se si Naimi ishte një atdhetar që shquhej për ndjenjat e tij të mëdha humane të respektit për popujt tjerë.

Ata që midis shqiptarëve pengoheshin për paragjykimet fetare, shikonin tani edhe një herë açik se si një mysliman shqiptar vinte atdhen mbi fenë, ashtu siç kishim parë më 1880, si një bej shqiptar mund të ngrihej kundër Turqisë feudale, për lirinë e Shqipërisë.

Naimi botoi më 1898, “Qerbelanë” dhe në të njejtin vitë “Historinë e Skënderbeut”, e që ajo ishte një punë e madhe nga se “Historia e Skënderbeut” kishte mbi 20 mijë vargje. Pra ai atë vit botoi edhe “Fletore bektashinjet”, ndërsa më 1894 kishte botuar “Mësimet”, bashkë me “Fjalën fluturake”, lirika e fabula, dhe “Parajsën”, poem mbi Shqipërinë.

Naimi i tërhiqte fort njerëzit dhe ishte shumë i afruar me ta, po veçanirisht poeti ngjallte adhurimin te të rinjët për atdhen, për jetën për lirinë për qytetërimin, në mënyrë që brezi ynë të pushtoi gjithë ato vyrtyte dashurie vëllezërie dhe bashkimi që karakterizon kohërat e Skënderbeut.

Naimi kishte besim të madh te roli i arsimit e te roli i gruas në shoqëri, duke e parë atë (gruan) si një arsimtare. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme atëherë dalja në jetë e një femre shqiptare, që do të jepte mësim në një shkollë shqipe. Pra, është e para shqiptare që do të çelte një shkollë shqipe në atdhe, pra, një shkollë për vajza.

Naimi, tregon mësuesja, “vitin e parë kur u çel shkolla Qiriaz, nuk harroi të na shkruajë, duke na uruar edhe duke na këshilluar me këshilla të urta, edhe duke na angazhuar të punojmë për të ndritur e për të lartësuar motrat tona”. Naimi fliste për tolerancën fetare, për shkencën dhe arritjen e saj që do t’i ndrronte jetën njerëzimit.

Në vitin 1895, po, përmendim vizitën e Naimit me mikun e tij elbasanas te kleriku i lartë shqiptar ortodoks. Sa pa u ulur mirë, e pa nisur ende të përshëndeten, Naimi e priti Visar Plakun me vargjet që nisi ti recitonte nga poema “Parajsa”, Dhe ju hoxh e ju dervish-mos shihni xhami dhe kish. Pra, me këtë ai thoshte “të jemi tolerant në punë feje; unë këtë predikoj, dhe ti këtë u prediko këtyre të rinjëve dhespot”. Pra, jetën e tij e mbushte Shqipëria me veprat e fundit që i botoi “Historinë e Skënderbeut” dhe “Historia e Shqipërisë”; e para “testamenti i tij politik’; e dyta “mësim atdhedashurie”.

Pra, ai ishte burrë vendi që dëshironte të shihte sa më shumë shqiptar të lëronin gjuhën, që i bindej së vërtetës dhe i jepte dorën atij që mundte. Kristo Luarasi , fill pas vdekjes poetit (Naimit) i drejtohet Nikolla Naços me një letër në Bukuresht dhe, duke i folur për shkollat shqipe të Kolonjës e për Petro Ninin, që ishte gati të punonte edhe pa shpërblim, e përfundonte: “Mos dëgjoni se ç’ju thonë -po vini re se ç’punojnë “.

Veprat e Naimit, patriotët shqiptar i mbajten si një porosi të madhe drejt rrugës çlirimit, ai vdiq si mësues i kombit shqiptar,…,

Edhe sot për politikat që bëjnë politikanët shqiptarë në trojet mbarëshqiptare është frytdhënëse kjo fjalë e urtë e popullit, për popullin, ku thuhet: “Veni re se ç’punojnë-mos dëgjoni se ç’ju thonë”, politikanët, pushtetarët për popullin. Në bazë të punës që bëjnë ata, shpërbleni apo ndëshkoni ata me votën e lirë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE