Anësori 20-vjeçar i Kosovës, Edon Zhegrova, beson se “Dardanët” e merituan fitoren në ndeshjen e së premtes në Podgoricë kundër Malit të Zi.
Zhegrova- i cili dje luajti nga minuta e 31-të të ndeshjes, pasi që e zëvendësoi Arbër Zenelin e lënduar – e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për ta komentuar këtë ndeshje.
“Ishin të pafat dje, por tani le të përqendrohemi në ndeshjen e radhës”, shkroi Zhegrova në gjuhën angleze në llogarinë e tij në Instagram.
Ndeshja u mbyll me barazim, 1:1.