Zeneli mungon ndaj Bullgarisë, do të trajtohet në Francë

Arbër Zeneli do të mungojë në ndeshjen kundër Bullgarisë dhe pritet të niset për në Francë, ku do t’i vazhdojë trajtimet mjekësore.

Për ndeshjen kundër Bullgarisë Challandes do të duhet ta vendosë formacionin e parë edhe pa Hekuran Shalën, Hekuran Kryeziun e Valon Berishën, si dhe Zenelin. Të gjitha këta futbollistë kanë qenë të rregullt në formacionin e parë të Kosovës.

Vetë klubi i anësorit të Kosovës, Stade de Reims, ka kërkuar që Zeneli ta vazhdojë procesin e rikuperimit në Francë, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit.

Më herët edhe babai i Zenelit, Avniu, kishte bërë të ditur se futbollisti ka gjasa të futet në operacion për lëndimin e tij në gju, megjithatë ky vendim do të merret pasi të bëhen ekzaminimet në Francë.

KOMENTE